Mbi 4 Mijë Kandidatë për Gardianë në Dyz dhe Gjilan

Nuk do të jenë maturantë që aplikojnë për t’u regjistruar në fakultet, por do të jenë aplikues për ta fituar nëj vend pune në dy nga qendrat korrektuese të Kosovës.

4141 kandidatë kanë konkuruar për pozitën e officer korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë Dyz të Podujevës dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Këtë shifër të konkurrentëve e ka bërë publike Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas SHKK-së, kandidatët të cilët janë përzgjedhur do t’i nënshtrohen testit me shkrim, i cili do të mbahet më 9 prill.

Në listën e gjatë e cila është publikuar në faqen e Shërbimit Korrektues në Facebook mund të shihet se kandidatë për pozitat të cilat i ka kërkuar Ministria e Drejtësisë së bashku me SHKK-në, është 4141.