Nga një konferencë e KQZ-së | Foto: KALLXO.com

Mbi 31 Mijë Vëzhgues për 22 Tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) akreditoi sot grupin e pestë të vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në kuadër të këtij grupi janë akredituar 6,548 vëzhgues duke e çuar numrin e përgjithshëm të vëzhguesve të akredituar në 31,665.

Afati për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet lokale përfundon nesër kur pritet të dorëzohen kërkesat për akreditim të mediave.