Aksioni i dhurimit të gjakut në xhaminë e fshatit Kraishtë, Lipjan. Foto: REL

Mbi 160 Veta Dhurojnë Gjak në Një Xhami të Lipjanit

Është viti i pestë me radhë që xhamia e fshatit Kraishtë në Lipjan, organizon dhurimin e gjakut për nder të pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit, në këtë xhami kanë dhuruar gjak 160 persona, të cilët janë kryesisht banorë të kësaj komune.

Zaim Baftiu, imam në këtë xhami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dhurimi i gjakut tashmë është bërë traditë. Sipas tij, numri i dhuruesve të gjakut që vijnë në këtë xhami, është duke u rritur çdo vit.

Mjekët nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut, që ishin të pranishëm në xhami, kanë thënë se aksione të tilla për dhurimin dhe grumbullimin e gjakut, duhet të organizohen edhe në qytete të tjera.