Mbeturina në Miradi

Mbetje Plastike në Miradi

Një qytetar dërgoi në KALLXO.com fotografi të shumë shisheve plastike të gjuajtura në Fshatin Miradi të Fushë-Kosovës.

Nga fotografitë shihet se shishet plastike janë të produkteve të qumështit të një qumështoreje, ndërsa janë hedhur në një ambient në prapavijë të të cilit ka fusha dhe ara të fshatit.

Në vendin e hedhjes së këtyre materialeve plastike shihen edhe grumbuj dheu dhe materiali ndërtimor.

Në paketimet plastike produkti i qumështit reklamohet me fjalët se ai vjen në tryezë direkt nga ferma. Duket se pas përdorimit në tryezë, këto produkte e kanë gabuar vendin.

mbeturinat1

Problemet e hedhjes vend e pa vend të mbeturinave janë shumë të pranishme në Kosovë.

Dje KALLXO.com shkroi për pastrimin nga mbeturinat të pesë kilometrave të rrugës në Grykën e Rugovës.

http://kallxo.com/bukuria-pa-berllok/

Për mbulim të vendeve të ndryshme nga mbeturinat, KALLXO.com shkroi edhe më parë.