Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Mbetet Pezull Votimi i Projektligjit për Veteranë

Pas disa përpjekjeve për të arritur kuorum për votimin e shqyrtimit të parë të Projektligjit për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, kryesuesi i mbledhjes Sabri Hamiti përfundoi seancën pa sqarime.

Disa votime u bënë në mënyrë elektronike dhe me dorë por nuk u arrit vendimmarrje dhe seanca u ndërpre me fjalinë e Hamitit “Me ju më zgjidhje nuk kam”.

Pas kësaj fjalie të hamitit deputetët lëshuan sallën e Kuvendit.

Në votimin elektronik për projektligjin 58 vota ishin për, asnjë kundër dhe 4 abstenime.

Isa Mustafa në fillim të diskutimeve kishte kërkuar që projektligji të kalojë sot.

Edhe dje diskutimet për ndryshim-plotësimit e Ligjit për Veteranët u shtynë për mungesë kuorumi.