Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Mbetet në Paraburgim Zyrtari Qeveritar

Gjykata e Apelit njoftoi sot se hodhi poshtë ankesat e avokatëve të dy të dyshuarve ndaj vendimit për paraburgim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 11 shkurt 2017.

“Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Z.B. dhe A.B. I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i dyti  për mashtrim,” thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Apeli në komunikatë arsyetoi vendimin e saj për hedhjen poshtë të ankesave.

“Rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen,  ndërsa  gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase,” thuhet në komunikatë.

Zyrtari i lartë qeveritar bashkë me djalin e tij u arrestuan më 10 shkurt nën dyshimet se i morën para një personi për t’ia hequr një dënim të shqiptuar nga gjykata.

http://kallxo.com/arrestohet-zyrtari-larte-qeverise-kerkonte-para-per-zgjidhjen-e-nje-rasti-ne-gjykate/

Një ditë pas arrestimit Zahir Bajramit dhe djalit të tij me inicialet A. B., iu caktua paraburgimi.

http://kallxo.com/nje-muaj-paraburgim-per-zyrtarin-e-qeverise/

Më 13 shkurt Zahir Bajrami u pezullua deri në vendim të gjykatës për të.

http://kallxo.com/pezullohet-zyrtari-qeveritar-dyshuar-per-mashtrim/