Foto: Facebook

Mbërrin “Bitcoin ATM” i Parë në Kosovë

Bankomati i parë i monedhës virtuale mbërrin në Kosovë. Ky është bankomati i parë i monedhës virtuale “Bitcoin” në rajon që është sjellë nga kompania Albvision Ltd. E njëjta ka premtuar se shumë shpejt bankomatin do ta dërgojë edhe në Tiranë dhe Shkup.

Kjo ATM pritet të ofrojë disa prej monedhave virtuale më të përdorura si Ether, Dash, Bitcoin, Doge dhe LiteCoin.

Kosova i bashkohet listës së 57 shteteve të botës të cilat operojnë në ATM të monedhave virtuale.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës kishte lëshuar një komunikatë me të cilën paralajmëronte se Bitcoin nuk është i rregulluar me ligj.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton ri-mbursimin e parave të humbura”, thuhet në komunikatën e BQK-së.