Kadri Veseli - Foto: Facebook

Mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga kryetari i PDK-së

Me ftesë te kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot mbahet tryeza e krerëve të partive politike, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë:

Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi;

Hartimin e statutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe;

Agjendën e integrimeve evropiane;

Formimin e Ushtrisë së Kosovës;

Reformën zgjedhore.

Po ashtu Veseli ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.