Mbahet Konferenca "NATO dhe Ballkani Perëndimor"

Sot në Prishtinë do të mbahet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.

Në konferencë  ku do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, të shteteve të rajonit dhe personalitete të tjera të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë.