Foto: FFK

Mbahet Konferenca 'Dekada e Ardhshme e Kosovës'

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në prag të Samitit të Sofjes, Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë mbi temën `Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian`.

Në këtë konferencë do të flas edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.