Matoshi, Shpend Ahmeti Dëshmoi mos Guxim Qytetar për Flamurin

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka folur lidhur me zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës.

Matoshi në “Click” të RTV21 tha se me të gjitha hapësira publike të komunës së Prishtinës, menaxhon kryetari i komunës së Prishtinës dhe se qeveria e Kosovës nuk ka lidhje me hapësira publike përpos objekteve ku janë të vendosura institucionet e shtetit. “Ka qenë ikje nga përgjegjësia e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti apo një mos guximi qytetar”, tha Matoshi duke folur për vendosjen e flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës, shkruan rtv21.tv “Kur është vendosë ai flamur (kombëtar) nuk është vet kërkush, tash po vetet, hiqet, zëvendësohet, mirëpo prej tash e tutje flamuri i Kosovës do të qëndroj aty dhe nuk do të preket”, tha këshilltari politik i kryeministrit. Ndryshe para pak minutash në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinë