Policia shqiptare, ilustrim

Maskat Rrahin 35-Vjeçarin në Korçë dhe i Grabisin Veturën

Dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta një 35 vjeçar në periferi të Korçës.

Pasi e kanë goditur, të maskuarit më pas i kanë grabitur makinën 35 vjeçarit.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 minuta në rrugën që të dërgon drejt Malit Moravë, ku shtetasi me iniciale D.A, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, është goditur me sende të forta.

“Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi”, njofton policia.

Sipas policisë, dy shtetasit që ndodheshin në mjetin tip Benz kanë dhënë dëshmitë e tyre në policinë e Korçës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media