Mashtrohen për Rregullim të Vizave

15 persona janë intervistuar ndërsa janë bastisur tre lokacione në lidhje me një mashtrim  të një personi i cili disa qytetarëve u kishte premtuar rregullim të vizave të punës për në Gjermani.

Në raportin ditor policia ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së djeshme në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti së bashku me një person tjetër ka mashtruar disa qytetarë për rregullim të vizave të punës në Gjermani.

Policia ka intervistuar 15 persona dhe ka bastisur tri lokacione ku janë konfiskuar, dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane, llaptop, telefon si dhe një veturë me targa vendore.

Me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.