Objekti i Ministrisë së Arsimit

MAShT Përshëndet Futjen e Gjuhës Shqipe në Shkollat Turke

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës konsideron se ky vendim erdhi pas bisedave që Ministri Arsim Bajrami me homologun e tij turk.

MAShT e ka vlerësuar këtë vendim si tejet të rëndësishëm për kultivimin e gjuhës shqipe.

“MAShT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amtare dhe njëkohësisht promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ata gjithashtu janë zotuar për ofrim të ndihmës në hartimin e kurrikulës për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe atje.

“Ministria e Arsimit zotohet se do të japë ndihën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, Planprogrameve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë”, thuhet tutje në komunikatë.