Marrëveshja MAShT-KEDS | Foto: KALLXO.com

MAShT dhe KEDS së Bashku për Mundësi Punësimi

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me kompaninë  për distribuim dhe furnizim me energji elektrike KEDS, janë zotuar për bashkëpunim me synimin e punësimit të studentëve.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe drejtori i KEDS-it kanë nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit për ofrimin e praktikave profesionale për studentë.

Ministri Bajrami ka vlerësuar këtë bashkëpunim si iniciativë për zvogëlimin  e papunësisë, meqenëse studentët që kanë mbajtur praktikë sipas tij janë punësuar.

“Kjo kompani ka investuar shumë në edukimin e të rinjve dhe në vazhdimësi merr një numër të nxënësve të drejtimeve adekuate në praktikën profesionale duke i ofruar mundësi që ata të mbajnë praktikë për gjashtë muaj dhe duke i punësuar,” konstatoi Bajrami.

Ndërkaq, George Karagutoff, drejtor i përgjithshëm në KEDS vlerësoi se bashkëpunime të tilla duhet të inkurajohen për shkak se ofrohen mundësi për gjenerata të reja.

“Iniciativa e para tre vjetësh tash është bërë institucion duke treguar që kompanitë private mund të punojnë shumë mirë me institucionet shtetërore duke u ofruar mundësi gjeneratave të reja në Kosovë që do i shihja edhe duke marrë pozita udhëheqëse në kompani,”  tha Karagutoff.

Bashkëpunimi i KEDS-it dhe MAShT-it ka filluar para tre vjetësh ku sipas ministrit Bajrami 200 studentë deri më tani kanë pasur mundësinë e praktikës dhe vitin e kaluar janë punësuar 50 prej tyre.

Gjatë muajve të kaluar, punëtorët e kompanisë KEDS kanë protestuar disa herë kundër largimit të 80 punëtorëve nga kjo kompani.

http://kallxo.com/kunder-keds-dhe-per-kontrata-para-qeverise/

http://kallxo.com/kallxo-360-protestojne-perseri-punetoret-e-keds/

Ndërkaq, KEDS-i ishte zotuar se shumica e kontratave të punëtorëve do vazhdoheshin.

http://kallxo.com/keds-po-mbajme-ne-pune-shumicen/