Foto: Atdhe Mulla

Marrëveshja e Partive për Demarkacionin në Rrezik, Reagon AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar për siç thotë, ndaj ndryshimit të tekstit nga Komisionin për Punë të Jashtme i Kuvendit, pasi dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jashtë pjesës përbërëse të Ligjit për shënimin e pikës kufitare.

Ky është reagimi i grupit parlamentar të AAK-së:

Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin!

Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisioninin për punë të jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë.

Në tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jashtë Pjesës përbërëse të këtij ligji!

Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetedije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar.

Prandaj ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!