Marko Gjuriq: Vrasja e Ivanoviqit, përpjekje për t’i Shtyrë Serbët në Kaos

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e quajti vrasjen e Oliver Ivanoviqit një “akt kriminal dhe terrorist që nuk bën të mbetet i pandëshkuar”.

“Kjo është një përpjekje për ta shtyrë popullin serb në Kosovë në kaos, është një sulm ndaj gjithë popullit serb për ta shtyrë në ferrin e konfliktit”, Gjuriq u tha mediave në Bruksel, raporton agjensia e lajmeve Beta.

Ai shtoi se serbët “janë kërcënuar me luftë dhe nuk ka pasur ndonjë reagim nga komuniteti ndërkombëtar” dhe se “ka pasur disa raste të sulmeve ndaj pronave të serbëve”.

“Kushdo që qëndron prapa kësaj vrasjeje, qofshin ata kriminelë shqiptarë apo serbë, duhet të dënohen”, tha Gjuriq.