Riyad al-Maliki - Foto: REL/AFP

Maliki u propozoi vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, propozoi që vendet arabe t’i tërheqin ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigje për hapjen e Ambasadës së ShBA-së në Jerusalem.

“Nuk do të ketë dëme për vendet arabe nëse kolektivisht i zhvendosin ambasadorët e tyre nga Uashingtoni”, tha Maliki në një takim të Ligës Arabe në Kajro.

Maliki, gjithashtu, tha se anëtarët e Lidhjes Arabe, ministrat e jashtëm të të cilëve u mblodhën në Kajro në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar për çështjen palestineze, duhet t’i ftojnë ambasadorët e ShBA-së dhe t’ua kujtojnë atyre për refuzimin arab për të lëvizur Ambasadën Amerikane në Jerusalem.

Ai tha se shtetet arabe ranë dakord në takimet e mëparshme që duhet të ndërpresin lidhjet me çdo vend që transferon ambasadën e saj në Jerusalem. (REL)

17 Maj 2018 - 21:05

REL 17/05/2018 - 21:05
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend