Nga sot Mali i Zi edhe zyrtarisht është anëtar i NATO-s - Foto: 21Media

Mali i Zi Sot Zyrtarisht në NATO

Mali i Zi nga sot edhe zyrtarisht do të bëhet shteti i 29-të anëtar i NATO-s. Ceremonia e pranimit zhvillohet në Uashington dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi, i gjithë rajoni i Detit Adriatik do të jetë nën “ombrellën” e Aleancës Veri-Atlantike.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./21Media