Makina Rrokulliset në Rrugën Pejë- Klinë

Në Rrugën Pejë- Klinë një makinë është rrokullisur pas aksidentit.

Njëra nga katër rrotat e saj është shkëputur tërësisht, por KALLXO.com mëson se nuk ka të vdekur në këtë aksident.

Në fotografitë e aksidentit shihet makina e dëmtuar dhe arritja e policisë në vendin e ngjarjes.

Aksident në Rrugën Pejë Klinë | Foto: KALLXO.com

Një aksident tjetër me dëme materiale ka ndodhur edhe te fshati Balincë në hyrje të magjistrales Prishtinë- Pejë.

KALLXO.com shkroi sot edhe për një makinë që u kthye përmbys në një aksident në Prishtinë.