Nga një aksident në Kosovë | Foto e ardhur në KALLXO.com

Makina Ndeshet me Kamionin (Foto)

Gjysmë ore më herët në Rrugën Prishtinë- Mitrovicë afër fshatit Shkabaj ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një makine.

Fotografi të këtij aksidenti janë dërguar në KALLXO.com nga një qytetar, ndërsa sipas dërguesit të tyre dy persona janë lënduar.

Makina e ndihmës së parë shihet në vend të ngjarjes, ndërsa vetura e përfshirë në aksident duket shumë e dëmtuar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera.

277 persona kanë vdekur për dy vjet e gjysmë nga aksidentet në Kosovë.