Foto-ilustrim| Foto: Atdhe Mulla

Makina Godet Mbrojtëset e Rrugës- Vdes Udhëtari

Udhëtari në një makinë në Bresje të Fushë-Kosovës ka vdekur, pasi shoferi i makinës ka humbur kontrollin e saj dhe ka goditur mbrojtëset anësore të autostradës.

Sipas policisë, goditësja e mbrojtesve të autostradës nga shoferi i makinës dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima pasagjer në veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një pasagjer tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa trupi i pajetë i të vdekurit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë nga aksidentet kanë vdekur 277 persona.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/