Foto: Zyra e Presidentit

Majlinda Kelmendi pajiset me pasaportë diplomatike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë Majlinda Kelmendi, për trajnerin e saj Driton Kuka si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos Agron Kuka.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Thaçi përmes një postimi në facebook.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.