Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës - Foto: Fcebook

Macron: Mos Kundërshtoni Trumpin dhe Putinin

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të hapjes dhe tolerancës, por izolimi i tyre nga Evropa do të ishte kundërproduktiv.

“Nëse vendosni vetëm t’i shtyni ata nga Evropa dhe vlerat tona, duke thënë ‘po tradhtoni vlerat tona’, ju i humbni ato,” i tha ai  për BBC.

Shumë njerëz i shohin udhëheqësit amerikanë dhe rusë si rezistentë ndaj vlerave liberale “elitare”.

Macron këto deklarata i dha  në Abu Dhabi, në  habjen e Muzeumi të Ri të Luvrit. Ai e quajti atë një simbol të tolerancës dhe diversitetit në rajon.

“Ne jemi në epiqendrën e një sërë konfliktesh dhe beteje brenda botës muslimane”, tha ai në një intervistë në fundjavë.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të mbështes ata që mbrojnë një Islam të hapur”.