Foto: Lëvizja Vetëvendosje

LVV Reagon Pas Sulmit të Zyrave së saj në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi me anë të një komunikate se sulmi në zyrën e saj në Pejë ka ndodhur në orën 22 e 30 minuta të ditës së mbrëmshme, në kohën kur po përgatitej tubimi i këtij subjekti i paraparë për sot në këtë qytet.

“Xhamat e thyer dhe gurët e mëdhenj brenda zyrave janë evidentuar nga policia që është njoftuar pas këtij sulmi”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Vetëvendosja fton organet e rendt që rasti i sulmit të ndriçohet sa më parë, ndërsa bën me dije se nuk ka sulm që “mund ta ndalë vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojë lëvizjen Vetëvendosje”.

KALLXO.com kishte shkuar edhe për thyerjjen dhe vjedhjen në zyrat e LVV-së në Vushtrri gjatë këtij viti.

http://kallxo.com/nuk-ka-te-arrestuar-per-vjedhjen-ne-zyrat-e-vv-se/

Vitin e kaluar një sulm kishte ndodhur edhe në zyrat e PDK-së në Deçan.