Fitore Pacolli, VV.

LVV: Pa Hapa Konkretë në Përmbushjen e Kushteve pvr Liberalizim të Vizave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret për të luftuar krimin e korrupsionin.

Pacolli në një konferencë para gazetarëve tha se këtë vit nuk do të ketë viza.

“Nga mbledhja që pak më parë mora pjesë, tani jam e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit. Është shumë e qartë se Kosova nuk ka bërë një hap konkretë për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Pacolli.

Sipas Pacollit, Kosova nuk ka ecur mirë në përmbushjen e kushteve themelore dhe për këtë arsye, sipas saj, nuk do të ketë liberalizim të vizave.

“Vet përfaqësuesit e zyrës europiane shpresonin se do të kishin një propozim pozitiv nga komisioni europian. Kjo nënkupton se ne nuk kemi ecur mjaft me përmbushjen e kushtit themelor dhe Kosova nuk do të ketë viza, edhe pas presionit të madh që i bënë deputetëve dhe pas presionit e të gjitha shtresave të shoqërisë që masi të kaloj demarkacioni do të këtë liberalizim të vizave”, tha Pacolli më tutje.

Ajo shtoi edhe bordet e ndërmarrjeve publike janë të politizuara.

“Kjo gjendje e krijuar tash e sa vjet mund të kuptohet më së miri në rastet e ndërmarrjeve publike.  Për derisa punëtorët e këtyre ndërmarrjeve rrezikojnë të humbin pagat që mbajnë familjet e tyre, bordet në anën tjetër janë mbushur me njerëz që janë lehtë të shantazhueshëm e manipulueshëm”, tha ajo.

“Përveç partizimit të këtyre bordeve dhe kanë funksione politike në këto parti, më e keqja është që në këto borde janë vendosur njerëz jo kompetent, pa përvojë apo me përvojë minimale sepse këta njerëz janë lehtë të manipuluar”, tha në fund Pacolli.

KALLXO.com ka përcjell vazhdimisht dhe ka raportuar vazhdimisht emërimet e bordeve të ndërmarrjeve publike.

http://kallxo.com/zgjidhen-anetaret-e-bordit-te-telekomit/

http://kallxo.com/ruairi-oconnell-tregon-nese-te-vazhdoje-projekti-per-rekrutimet-ne-institucionet-e-kosoves/

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’