Dardan Sejdiu, Vetëvendosje

LVV: Kemi Bërë Padi Për Organizatën Fantome të Vëzhguesve

“Një organizatë fantome pa kurrfarë aktiviteti dhe asnjë interes në proceset zgjedhore dhe përfunduan me 4 mijë vëzhgues ky lloj organizimi është bërë për të dëmtuar procesin zgjedhor dhe është vepër e rëndë penale, ne kemi bërë padinë dhe po shpresojmë që organet e rendit do të reagojnë edhe shpejt edhe në mënyrë efektive”, tha Sejdiu.

Një shkelje tjetër ka ndodhë ka ndodhur në fshatin Vojnik në Skenderaj ku është marrëveshje në mes mes komisionerëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të lejojnë votimin pa asnjë lloj verifikimi.

“Së bashku kanë suspenduar të gjitha rregullat zgjedhore, dhe jemi në tentativë për me heq komisionerin tonë nuk po e lejojnë që në letrën e vërejtjeve që të shkruajë vërejtjet se çfarë ka ndodhur në Vojnik menjëherë pas tërheqjes së komisionerit do të përpilojmë padinë ky vendvotim do të jetë i parregullt”, tha Sejdiu.

KALLXO.com ka njoftuar sot për skandalin e vëzhguesve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të cilët janë akredituar nga organizata jo qeveritare “Instituti Rajonal Për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike” e jo si asamblistë apo zyrtarë komunalë nga këto parti.

http://kallxo.com/skandali-zgjedhjeve-pdk-e-aak-fshehin-vezhguesit-partiake-ne-ojq-joaktive/