LVV i Dëshiron Shërim të Shpejtë Arbana Xharrës

Në një komunikatë, Lëvizja “Vetëvendosje” i dëshiroi shërim të shpejtë arbana Xharrës, pas rrahjes që ajo përjetoi në orët e para të ditës së sotme.

“Lëvizja ‘Vetëvendosje’shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon sulmin ndaj opinionistes, tash anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës. Asaj i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe organet e rendit i ftojmë që ta zbardhin sa më parë rastin”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Më tutje “Vetëvendosja” reagoi ndaj disa medieve që sulmin ndaj Xharrës e lidhën më këtë subjekt politik.

“Orkestrimi i tillë i sulmeve mediatike është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një fatkeqësie për të goditur kundërshtarët politikë elektoralisht. Gjendja e znj. Xharra, as vetë ajo nuk duhet përdorur si armë kundër ‘Vetëvendosjes’”, sqaron ky subjekt.

“Vetëvendosja” në reagim përmend edhe sulmin ndaj një aktivisti të saj.

“Vetëm dy muaj më parë, aktivisti i ‘Vetëvendosjes’ Agron Kabashi ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht në mesnatë. Për sulme të tilla është drejtpërsëdrejti fajtor kreu i PDK-së Kadri Veseli”, thotë LVV-ja.

KALLXO.com kishte shkruar në lidhje me sulmin ndaj Kabashit.

http://kallxo.com/sulmohet-aktivisti-levizjes-vetevendosjes/