Sulmi ndaj gazetarit | Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri Dënon Sulmin ndaj Taulant Osmanit

Komuna e Gjilanit njoftoi sot se Lutfi Haziri e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të KALLXO.com Taulant Osmani.

“E dënoj sulmin ndaj gazetarit të kallxo.com, Taulant Osmani, i cili ndodhi sot në Gjilan përderisa po e mbulonte një protesë”, thuhet në reagimin e Hazirit, sipas njoftimit të komunës.

Më tutje Haziri sulmin e konsideron akt të papranueshëm.

“Ky është një akt i papranueshëm dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin”, tha Haziri, sipas njoftimit.

Taulant Osmani, gazetari i KALLXO.com u sulmua dhe u kërcënua sot derisa po ndiqte një protestë të shoqërisë civile kundër zhvendosjes së një shtatoreje të Luftës Nacional- Çlirimtare në Gjilan.

http://kallxo.com/sulmohet-kercenohet-dhe-fyhet-gazetari-i-kallxo-com/

Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku pak pas sulmit tha për KALLXO.com se sulmuesit e Osmanit janë identifikuar.