Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Lutfi Haziri: Data e hershme e zgjedhjeve mund ta ndihmojë konsensusin

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, tha në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian”, organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, se Kosova po vuan nga jostabiliteti politik, duke e quajtur dekadën që përfundoi si humbje të mundësisë.

Ai tha se një datë e hershme e zgjedhjeve të parakohshme do t’i ndihmojë në konsensus.

“Një datë e hershme e zgjedhjeve na ndihmon mu fokusu në realizim të këtyre temave dhe me krijuar konsensus”, tha Haziri.

“Kjo dekadë që përfundoi mund të quhet mundësi e humbur. Mungesa e stabilitetit qeverisës,  Kosovën e ka defektu politika e brendshme”, tha Haziri.

Përveç mosstabilitietit Kosova sipas Hazirit nuk ka konsensus për tema të ndryshme.

“Nuk ka konsensus të qëndrueshëm. Nuk ka format pune që vazhdon pa marrë parasysh ndryshimeve qeverisëse”, tha ai në konferencë.