Arkiv - Sami Lushtaku. Foto: Kallxo.com

Lushtaku: Nuk Kam Gisht në Kërcënimin e Shefit të OShP-së

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi intervistën ekskluzive me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me përfoljen e përfshirjes së emrit të tij në kërcënimin që i është bërë shefit të OShP-së Blerim Dina nga Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu.

Lushtaku ka deklaruar se është ndier i befasuar kur ka dëgjuar se i është lakuar emir i tij. Ai ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që ta zbardhin deri në fund këtë rast pasi që, sipas tij, shumë herë i është keqpërdorur emri i tij. Ai ka thënë se nuk ka gisht në kërcënimin që ka marrë Blerim Dina dhe askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdorë emrin e tij.

Siç raportoi “Drejtësia në Kosovë”, Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Naim Sallahun dhe Shaban Lushtakun të dyshuar për kërcënimin ndaj kreut të OShP-së Blerim Dina.

Në kërkesën e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com pretendohen se Sallahu dhe Lushtaku kanë tentuar ta detyrojnë Blerim Dinën të kryejë veprim kundër pasurisë publike në tenderin prej 21 milionë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=vaBXdmNAWSU

Prokuroria ka përshkruar se është duke tentuar të zbuloj identitetin e dy personave të tjerë të cilët dyshohet të kenë gisht në këtë rast por të cilët ende janë të paarritshëm për prokurorinë.

Dosja e Prokurorisë për Kërrcënimin Ndaj Shefit të OShP-së

Tenderi 100 Milionësh me Shkelje Ligjore