Ulrike Lunacek

Lunacek Uron Kosovën me Librin e Saj

Ish -Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka publikuar librin e saj kushtuar Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Lunacek tha se libri i saj i quajtur “ Të Ndërtosh Paqe do të Thotë të Ndërtosh Larg”, është një dhuratë e saj për Kosovën.

“Dhurata ime për shtetin më të ri në Evropë. Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë republikës. Ju dëshiroj një progres të mirë dhe stabil, veçanërisht për lëvizjen e lirë pa viza”, shkroi ajo.