Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi - Foto: KALLXO.com

Lumezi ‘Testohet’ për Jurisprudencën në ‘Jeta në Kosovë’

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi , i cili muajt e fundit ishte në ‘llupë publike’ për shkak të dyshimeve se nuk e ka kaluar provimin e Jurisprudencës, iu përgjigj disa prej pyetjeve të këtij testi.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Lumezi u mundua të vërtetojë se në të vërtetë ka kaluar provimin e Jurisprudencës.

Moderatorja e emisionit, Jeta Xharra gjatë diskutimit lidhur me dyshimet që ishin ngritur për provimin e Kryeprokurorit vendosi të vë në test atë.

Ajo i bëri katër pyetje që vijnë nga një test tipik i Jurisprudencës të llojit: Cilat janë veprat e rëndësisë së vogël? Cili është parimi Exparte? Cilat janë katër qëllimet e dënimit?…

Kryeprokurori iu përgjigj këtyre pyetjeve me në dozë humori duke folur gjithashtu mbi akuzat që kanë rënduar muaj më parë.

“Nuk e kam lënë gjatë, në ditën e parë jam përgjigjur e kam prezantuar çertifikatën e provimit të Jurisprudencës dhe librin origjinal i cili gjendet në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës ku shënohet se kam kaluar provimin e Jurisprudencës”, tha Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë .

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: