Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Lumezi Mendon se EULEX-it i ka Ardhur Koha të Shkojë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me misionin ndërkombëtar të EULEX-it i cili është në largim e sipër.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Lumezi lavdëroi këtë mision për punën e bërë në Kosovë.

“Unë mendoj që EULEX-i e ka bë një punë të mirë në Kosovë sepse i kanë trajtuar shumë lëndë të rëndësishme të cilat në ato momente do të ishte shumë vështirë që prokurorët vendorë ti trajtojmë”, tha ai.

Megjithatë, ai konsideron se tanimë të gjitha punët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it mund ti kryejnë vendorët.

“Tani kemi një situatë tjetër, kemi mjaft prokurorë , kemi kushte pak më të mira të punës, kemi prokurorë që munden me trajtu secilën lëndë dhe mendoj se ka ardhë koha që prokurorët vendorë ti marrin të gjitha kompetencat”, tha ai.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë dhe dyshimet e ngritura mbi autenticitetin e provimit të tij të jurisprudencës.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: