Takimi i Aleksandër Lumezit me prokurorët në Prishtinë | Foto: KPK

Lumezi Kërkon Luftim më të Fuqishëm të Korrupsionit

Kreu i organit të ndjekjes penale në Kosovë, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurori dhe prokurorët e Prishtinës që të kenë angazhim më të madh në luftimin e korrupsionit.

Këtë kërkesë Lumezi,  e ka parashtruar sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, si dhe me prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, me të cilët ka diskutuar lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen  prokurorët në punën e tyre.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, sipas një komunikate të lëshuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, me theks të veçantë është diskutuar për mënyrën e ndarjes së lëndëve për prokurorët.

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se lëndët duhet të ndahen në bazë të rregullores së nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e cila e përcakton mënyrën për ndarjen e lëndëve për prokurorët duke kërkuar që këto rregulla duhet  të zbatohen nga të gjithë.

Rregullorja parashikon që prokurorëve lëndët t’u ndahen në bazë të shortit.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që seancat gjyqësore të përfaqësohen prej tyre në mënyrë të denjë, si dhe aktakuzat e ngritura nga ta të mbrohen me vendosmëri të madhe.

KALLXO.com ka shkruar për shumë seanca në të cilat munguan prokurorët. Shkrimet e tuilla mund t’i lexoni këtu.

Në një analizë në lidhje me dënimet për korrupsion vitin e kaluar, KALLXO.com konstatoi se kjo dukuri nuk u dënua si duhet.

Dënimet 2016: ’Ledhatimi’ i Korrupsionit!