Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në emisionin 'Jeta në Kosovë'.

Lumezi: Deputetja Millaku të Vijë në Prokurori Para se të Akuzojë në Kuvend

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka komentuar deklaratat e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku e cila ngriti dyshime mbi përfshirjen e Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarit, Kadri Veseli në vrasjen e Komandant Drinit.

NDËRLIDHUR

Komandanti Ekrem Rexha me pseudonim  ‘Drini’ , ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili  u vra para shtëpisë së tij në rrethana misterioze, më 8 maj të vitit 2000.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Lumezi tha se institucioni që e udhëheq nuk merr parasysh ‘akuzat politike’.

“Nëse ka zonja informacione lidhur me këto vrasje ajo duhet t’i deponojë në Prokurorinë e Shtetit, në prokurorinë kompetente, jo të del në foltoren e Kuvendit të Kosovës, akuzat dhe kundërakuzat politike të cilat bëhen në Kuvendin e Kosovës nuk janë bazë për fillimin e procedurës penale për prokurorë”, tha Lumezi.

Millaku i bëri komentet mbi vrasjen e Komandant Drinit dje  gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosoës.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë dhe dyshimet e ngritura mbi autenticitetin e provimit të tij të jurisprudencës.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

07 Dhjetor 2017 - 20:47

Doruntina Baliu 07/12/2017 - 20:47
NDËRVEPRIMI65