Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Lumezi: Bahri Hyseni Ishte Gabimisht në ‘Pronto’

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ngriti lart vlerat njerëzore të Bahri Hysenit, një prokuror që kishte qenë i përfshirë në aferën e përgjimeve ‘Pronto’.

Lumezi në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se Hysenin e kishin thirrur gabimisht në telefonatën që u përgjua nga EULEX-i dhe u publikua nga portali ‘Insajder’.

“Mund të ju siguroj që ai prokuror është me integritet shumë të lartë edhe profesional edhe moral… ky percepsion është kriju nga mediat,. Ata kanë biseduar për një Bahri Hyseni tjetër dhe e keni bë të madhe, e gjithë Kosova është qu me folë për Bahri Hysenin”, tha ai.

Përballë Jeta Xharrës, Lumezi po ashtu lavdëroi punën profesionale të Hysenit.

“Unë kam qenë anëtar i Komisionit për intervistimin e prokurorëve ku edhe Bahri Hyseni ka qenë njëri ndaj kandidtëve. Ai ka konkuru dhe ka qenë kandidati më i mirë në procesin e intervistimin dhe i ka marrë edhe notat më të mëdha”, tha Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë dhe dyshimet e ngritura mbi autenticitetin e provimit të tij të jurisprudencës.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: