Nga një shkatërrim i mëhershëm i armëve | Foto: KALLXO.com

Lumezi: Armët e Sekuestruara Mund të Përdoren nga Policia e FSK-ja

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është diskutuar lidhur me armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës në ngjarje të ndryshme si në ahengje ashtu edhe në vepra penale të ndryshme.

Sipas të parit të Prokurorisë, armët të cilat konfiskohen nga Policia mund të përdoren nga pjesëtarët e kësaj të fundit.

“Armët të cilat janë të përdorshme mund t’i jepen në shfrytëzim Policisë se Kosovës dhe Forcës se Sigurisë në atë mënyre që të kursehet buxheti, kurse armët të cilat janë të vjetra dhe të papërdorshme të shkatërrohen”, tha Lumezi.

Policia e Kosovës në periudhën janar-shtator të vitit të shkuar konfiskoi 845 armë.

http://kallxo.com/policia-po-vazhdon-sekuestrimin-e-armeve-ilegale/

Në gusht të vitit të kaluar, Policia në bashkëpunim me UNDP-në, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla, në Janjevë shkatërroi rreth 2,500 armë.

http://kallxo.com/kallxo-360-shkaterrimi-2500-armeve/