Lulzim Basha - Foto: Facebook

Lulzim Basha Kundër Një Presidenti të Përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka dalë kundër idesë se artikuluar një ditë me parë nga kryeministri Edi Rama për një president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne këndvështrimin e kreut demokrat Basha, ajo për te cilën kanë nevojë shqiptarët në të dy anët e kufirit është bashkimi real ekonomik.

Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar demokrat, u fokusua tek nxjerrja jashtë skemës se ndihmës ekonomike te rreth 20 mije familjeve, çështje për te cilën PD do te kërkojë mocion me debat, përcjell Rtv21.

Basha ka premtuar se opozita do të të bëjë gjithçka për të zgjidhur problematicën e këtyre familjeve që ndodhen në një situateë shumë të vështirë. /21Media