Luftëtare e Forcave Demokratike Siriane në Raqqa - Foto: Rtv21

Luftëtarët e ISIS-it Mposhten edhe në ‘Kryeqytetin’ e Tyre

Aleanca mes ushtarëve sirianë, kurdë e arabë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë marrë nën kontroll qytetin Raqqa.

Qyteti që quhej kryeqytet i Shtetit Islamik ra në duart e forcave të aleancës pas një lufte 5 mujore, ka deklaruar zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane Talal Sello.

Tani po zhvillohen operacionet e pastrimit dhe largimit të minave në qytet, i cili ishte nën kontrollin e forcave të ISIS-it, shkruan rtv21.tv. Reuters ka raportuar se ushtarë kurdë kanë ngritur flamurin e njësive mbrojtëse brenda stadiumit dhe festuan në rrugë me slogane në veturat e tyre.

Dhjetëra militantë të huaj thuhet të kenë bërë qëndresën e fundit në stadiumin e qytetit, përderisa 22 të tjerë raportohet të jenë vrarë në sulmin final në spital. /21Media