Kuti votimi në Çair - Foto: Rtv21

LSDM e BDI Festojnë Fitoren në Zgjedhjet Lokale

LSDM po feston fitoren në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, në Shkup.

Përveç në Shkup, LSDM po feston edhe në Kumanovë.

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski së bashku me simpatizantët e partisë së tij kanë filluar të festojnë fitoren në Kumanovë.

Ndryshe, sipas rezultateve të para të publikuara në KSHZ kandidatët e LSDM-së udhëheqin në 37 komuna, VMRO-DPMNE 15 dhe BDI në katër komuna.

Pamjet video të festës së simpatizuesve të LSDM-së në Shkup mund t’i ndiqni në këtë link.

Ndërsa, simpatizuesit e BDI-së po e festojnë fitoren në komunën e Çairit.

Shumë simpatizues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” të Shkupit. Ka prej tyre që po festojnë edhe me të shtëna me armë.

Pamjet nga festimet mund t’i gjeni në këtë link. /21Media