‘Lozana’ Zbulon Drogën e Fshehur në Dyer

Në rubrikën “Policia” kësaj radhe u transmetuan filmimet ekskluzive nga aksioni i Policisë së Kosovës  në disa regjione të Kosovës.

Siç shihet nga xhirimet Policia arrin të arrestojë dy nga të dyshuarit në regjionin e Gjakovës  në aksionin e koduar “Lozana”, kurse dy të dyshuarit tjerë mbeten në arrati.

Gjatë këtij aksioni të zhvilluar m datë 25.10 2017 dhe me 28.10.2017  Policia arrin të zbulojë në Prizren dhe Ferizaj 131 kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Xhirimet ekskluzive tregojnë se të dyshuarit kanë arritur ta maskojnë marihuanën nëpër dyer. Sipas informatave të Policisë këto dyer pritej të transportoheshin në shtet perëndimore. Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

I gjithë aksioni në Prizren, Ferizaj dhe në katër lokacione në Gjakovë zhvillohet në koordinim të plotë me Prokuroritë dhe Gjykatat përkatëse.

Siç tregojnë pamjet e filmuara në të dy lokacionet, në Prizren e Ferizaj janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Në Lokacionin e parë Policia në Prizren, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, gjatë punës operative dhe hetimeve të zhvilluara, arrin të identifikoj një depo në rajonin e Prizrenit, në të cilën dyshohej se ka substanca narkotike. Për këtë ishte njoftuar prokurori dhe nga ai është marrë leje për kontroll, ku gjatë kontrollit në depo në  10 dyer ku dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Pamjet e transmetuara në rubrikën “Policia” e cila transmetohet në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, tregojnë se gjatë kontrollit në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 144 paketime me nga 400 gram secila, me peshë totale  rreth 59 kg e 453.12 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia në vazhdën e hetimeve të tyre më datë 28.10.2017 arrijnë të identifikojnë një lokacion- depo të dytë në rajonin e Ferizajt dhe gjatë kontrollit në depo gjejnë 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Filmimet tregojnë se në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale  rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

ETIKETA

30 Nëntor 2017 - 15:10

Naim Krasniqi 30/11/2017 - 15:10
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend