Foto: UNDP

Lopë dhe Makina Mjelëse për Fermerët e Gjakovës

Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) u dorëzuan sot 15 fermerëve, përfitues të kësaj komune, nga një lope dhe pajisje mjelëse në një ceremoni rasti ku u mblodhën familjarë të përfituesve, përfaqësues të komunës nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari dhe zyrtarë të UNDP-së.

Këto donacione do t’ju mundësojnë fermerëve të rrisin prodhimin e qumështit dhe qasjen në tregje, duke krijuar më shumë të ardhura për familjet e tyre.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të Paktit Territorial për Punësim të projektit rajonal të UNDP-së dhe ILO-së “Promovimi i Zgjidhjeve Përfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor”.

Paktet Territoriale të Punësimit kanë provuar të jenë një qasje e suksesshme në komunat partnere jo vetëm në përmirësimin e gjenerimit të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, përgjegjshmërinë ndaj nevojave të komuniteteve të tyre, por edhe në bashkëpunimin në mes të komunës dhe sektorit dhe shoqërisë civile.

Projekti i UNDP-ILO promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe njerëzve të anashkaluar me mundësi për punësim, zhvillim të shkathtësive dhe sipërmarrësisë rurale, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.

Foto: UNDP