Ilustrim - Kuponët fiskal

Llotaria për Kuponë në 10 Ditët e Para të Tetorit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) i ka njoftuar qytetarët e Kosovës se mund të aplikojnë për rimbursimin e kuponëve fiskalë për tremujorin e tretë.

Sipas ATK-së, ata që duan të aplikojnë duhet të kenë së paku 60 kuponë fiskalë me shumë minimale 250 euro.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Më tutje ATK-ja tregon shumën e parave që mund të marrin fituesit potencialë.

Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në numrin personal të aplikuesit.Fituesit potencialë do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €)”, vijon njoftimi

Administrata Tatimore shpjegon edhe mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

“Numri potencial fitues do të gjenerohet nga sistem i ATK-së në bazë të një algoritmi të përcaktuar nga ATK, duke u bazuar në numrin e plikos, emrin dhe mbiemrin (në rastet kur qytetari posedon dy mbiemra do të merret për bazë vetëm i pari) e qytetarit”, bën me dije ATK-ja.

ATK thotë se pas përfundimit të afatit të aplikimit, në njërën nga datat 1 deri më 10 të muajit pasues do të organizojë tërheqjen e fituesve potencialë, përmes Radio Televizionit Publik të Kosovës.

ATK sqaron për fituesit potencialë hapat qe duhet ndjekur, duke treguar “se ata që e kanë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëebfaqe të ATK-së.

Për tremujorin paraprak, ATK-ja kishte shpallur 1 mijë e 594 fitues potencialë. Sipas ATK-së, në tre muajt prill, maj dhe qershor numri i pjesëmarrësve në këtë fushatë  ka qenë 136 mijë e 462, apo pesë herë më i madh në krahasim me periudhën e parë të vitit 2015.