Rruga te gjykata dhe prokuroria | Foto: Kallxo.com

Lloçi para Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj

Ndonëse gjykata dhe prokuroria në Ferizaj kanë filluar punën në objekte të reja, gjyqtarët, prokurorët dhe qytetarët sfidohen nga lloçi sa herë që kanë punë në këto institucione.

Objekti i ri i Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inauguruar në shkurt të vitin 2016.

Krahas objektit të Prokurisë është ndërtuar edhe objekti i ri i Gjykatës Themelore të Ferizajt, i cili është funksionalizuar vetëm në fund të vitit të kaluar.

Mirëpo, rruga e cila të shpie në këto dy objekte mbetet sfidë për të gjithë, ngase është e paasfaltuar dhe në gjendje të rëndë.

I pyetur nga KALLXO.com për këtë rrugë, drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi, tha se ajo do të asfaltohet këtë vit.

“Është rrugë në projekt për t’u rregulluar. Do ta trajtojmë me prioritet dhe besojmë se këtë vit do të rregullohet”, tha drejtori Bytyqi.

Në fund, ai shtoi se realizimi i projektit të rregullimit të kësaj rruge mund të rrezikohet vetëm nëse procedurat përmbaruese rrezikojnë buxhetin e ndarë për të.

KALLXO.com kishte raportuar për këtë rrugë të paasfaltuar edhe në vitin 2014.

http://kallxo.com/rruga-me-balte-ku-po-ndertohen-gjykata-dhe-prokuroria/