Lladrovci Viziton Nxënësit në Fillimin e Gjysmëvjetorit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dalë për vizitë te disa shkolla në këtë komunë për tu uruar nxënësve fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor.

Në urimin e tij ai ka kërkuar që të ketë vullnet edhe në përgatitjet për testin ‘PISA’ që pritet të mbahet në fund të prillit.

“Ftoj të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe prindërit, të tregojnë vullnet dhe gatishmëri që rezultatet e testit të PISA-s të jenë sa më të mira.Testi le të jetë dëshmi e punës dhe përkushtimit tuaj por edhe pasqyrë e punës tonë, angazhimit të gjithanshëm e të përbashkët që duhet të dëshmohet nëpërmjet performances”, uroi Lladrovci.

Ai po ashtu theksoi se arsimi do të jetë prioritet i qeverisjes së tij edhe në këtë mandat.

http://kallxo.com/sot-fillon-gjysmevjetori-dyte/