Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Lladrovci: Së Shpejti Nis Fizibiliteti për Stadiumin Olimpik

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shpalosur projektet që do t’i realizojë në mandatin katërvjeçar.

Ndërtimi i stadiumit, Parku i Biznesit në Drenas, investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë disa prej prioriteteve që ka Lladrovci në këtë mandat të tij qeverisës.

Lladrovci tha se do të ndërtojnë rrugën me 4 korsi që lidh qytetet me Drenasin.

Po ashtu, i pari i Komunës së Drenasit ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të hapet tenderi për ndërtimin e shkollës profesionale në Drenas dhe po ashtu brenda këtij mandati do të ndërtojë edhe shkollën fillore në këtë komunë.

Lladrovci ka shtuar se do të zgjerojë investimet në Parku e Biznesit në Drenas, ku pret që të përkrahet nga Banka Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Lajm të mirë ka dhënë edhe për sportdashësit ku ka thënë se janë në përgatitje të terrenit për stadiumin olimpik, i cili sipas tij shpejt do të bëhet hapja e tenderit për studim të fizibilitetit.

Ai beson që deri vitin e ardhshëm të përfundojë pjesa e fizibilitetit të stadiumit e pastaj janë procedurat tjera të cilat do të jenë siç janë shpallja e tenderit dhe vazhdimi i punimeve në stadium e që e beson që brenda 3-4 vitesh të jetë i gatshëm për lojërat ndërkombëtare. /21Media