Lladrovci me Rreth 5 Mijë Vota më Shumë

Ramiz Lladrovci në raundin e dytë të zgjedhjeve ka marrë 14,242 vota. Ai ka marrë 4 mijë e 784 vota më shumë se në zgjedhjet e 4 dhjetorit kur u mbajt raundi i parë i votimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës. Rritja e votës për Lladrovicin ka ndodhur përkundër faktit që ai nuk ka arritur asnjë marrëveshje me kundër kandidatët e tij të eliminuar në raundin e parë.

Përkundër kësaj rritje të votave, Lladrovci përsëri nuk ka arritur ta kalojë ish kryetarin Nexhat Demaku me numër e votave të fituara. Në zgjedhjet e vitit 2013, Demaku kishte marrë 14,637 vota duke fituar qysh në raundin e parë të zgjedhjeve në të cilat kishte katër kundër kandidatë.

Ndërsa humbësi i këtij raundi të zgjedhjeve, Isa Xhemajlaj i NISMA-s ka marrë 2.834 vota më shumë se në raundin e parë.

Sot Xhemajlaj ka marrë 8.476 krahas 5.642 votave sa i kishte marrë më 4 dhjetor.