Lladrovci ‘Qorton’ Kompaninë në Punimet e Shkollës

Ramiz Lladrovci ka dalë sërish në teren për të inspektuar disa punime në renovimin e Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci”, pasi u njoftua se punët nuk po shkojnë siq duhet.

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka urdhëruar kompaninë që po kryen renovimet e objektit të shkollës që ti ndërrojë disa pjesë të punimeve të kryera, sepse sipas tij nuk janë në përputhje me kontratën e nënshkruar.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Drenasit, Lladrovci gjithashtu paralajmëroi kompaninë se vonesat në kryerjet e punës do të rezultojnë me masa ndëshkuese.

“Kryetari Lladrovci se bashku me organin mbikqyrës dhe menaxherin e kontratës, ka inspektuar për se afërmi punimet dhe ka kërkuar që të ndërrohet konstruksioni i kulmit dhe te vendoset konform normave teknike që janë të specifikuara edhe ne kontratë. Lladrovci ka shtuar se për çdo vonesë dhe mos respektim të kontratës, do të ketë masa ndëshkuese për operatorin ekonomik”, thuhet në njoftim.

Komuna e Drenasit po ashtu njoftoi se pas renovimit të objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” ajo do të shëndrrohet ne paralele të shkollës fillore “Rasim Kiqina”

http://kallxo.com/video-aksioni-doganes-ne-konfiskimin-e-naftes/

www.kallxo.com