Lladrovci Mban Premtimin, Emëron 5 Gra në Udhëheqjen e Drenasit

Vetëm pak kohë pas fillimit të mandatit, Lladrovci madje ka tejkaluar premtimin me emërimin e grave në pozita të drejtoreshave komunale.

Një kabinetin e ri drejtues të komunës, Lladrovci do të qeverisë edhe me Kimete Qorrin të cilën e ka emëruar Drejtore të Administratës Komunale; Anita Avdullahu – Dvoranin si Drejtore për Bujqësi dhe Zhvillimit Ekonomik; Aurora Berishën, Drejtore e Inspeksionit; Lumnije Krapin, Drejtore e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Flutura Avdiun, Drejtore për Kulturë, Rini e Sport.

Premtimin për përfaqësim të barabartë gjinor në kabinetin komunal, Lladrovci e kishte dhënë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ më 15 dhjetor 2016 ku u përball me rivalin e tij në garën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës, Isa Xhemajlaj nga NISMA për Kosovën.

“E kam premtu që drejtoresha në ekzekutivin e Drenasit do të jenë 50 përqind gra, 50 përqind burra. A e ke përnime? Nuk kam bërë ndonjëherë hajgare në jetën time. Gjithmonë kam qenë serioz. Por kemi thënë që në këtë mandat do të provoj ta çoj deri në 50 përqind, është mandat i mbetur. U kam thënë që këtë mandat të mbetur ndoshta nuk do të arrij t’i bëj 50 përqind, por mandatin e ardhshëm që vjen pas disa muajsh do ta bëj. Do të jap prova në këtë mandat, për ta vërtetuar për mandatin tjetër. Këtë mandat, 3 deri 4 drejtori, së paku, do të drejtohen nga grate”, tha Lladrovci.

Ramiz Lladrovci vs Isa Xhemajlaj

në kabinetin e ri të Lladrovcit mungon Drejtori për Arsim pasi që sot ai largoi nga kjo detyrë Sadik Tahirajn, pas publikimit të hulumtimit të emisionit ‘Jeta në Kosovë’ për falsifikimin e notave në një shkollë fillore në këtë komunë.

Me emërimet e sotme, Lladrovci e bën Drenasin komunën me përfaqësimin me të lartë të grave në drejtoritë komunale në të gjitha komunat e Kosovës.

Asnjë nga komunat nuk kanë 5 gra në kabinetin komunal, sado që shumë prej tyre janë më të mëdha se Drenasi në numër të banorëve dhe në numër të drejtorive komunale.

Madje asnjë nga komunat nuk i kanë as nga 4 drejtore. Disa nga to përfaqësohen me 3 gra në krye të drejtorive komunale, shumica i kanë nga dy ose një ndërsa gjashtë komuna nuk kanë asnjë grua në qeverisjen komunale.

Kjo është tabela e përfaqësimit gjinor në Kosovë:

Komuna e Drenasit

5 Drejtore: Kimete Qorri, Drejtore të Administratës Komunale; Anita Avdullahu – Dvorani, Drejtore për Bujqësi dhe Zhvillimit Ekonomik; Aurora Berisha, Drejtore e Inspeksionit; Lumnije Krapi, Drejtore e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Flutura Avdiu, Drejtore për Kulturë, Rini e Sport.

Komuna e Kamenicës

Tri Drejtore: Shejnaze Masurica, Drejtore për Ekonomi, Buxhet dhe Financa; Venera Dërmaku- Rexha, Drejtore për Kulturë, Rini e Sport dhe Ferdane Rrudhani, Drejtore e Zhvillimit Ekonomisë dhe Diasporës

Komuna e Vushtrrisë

Tri Drejtore: Xhevrije Rama, Drejtore e Administratës; Arta Haxhaj, Drejtore për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Shpresa Rama, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport

Komuna e Fushë Kosovës

Dy Drejtore: Nurije Fazliu, Drejtore për Administratë dhe Nurije Avdiu, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport

Komuna e Obiliqit

Dy Drejtore: Zarife Behluli, Drejtore për Ekonmi, Buxhet dhe Financa dhe Fitore Hashani, Drejtore për Rini, Kulturë dhe Sport

Komuna e Podujevës

Dy Drejtore: Mrikë Thaçi, Drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Florie Abazi Besholli, Drejtore e Inspeksionit

Komuna e Prishtinës

Dy Drejtore: Arbërie Nagavci, Drejtore e Arsimit dhe Nora Kelmendi, Drejtore e Kadastrës

Komuna e Prizrenit

Dy Drejtore: Shpresa Goçaj, Drejtore e Shëndetësisë dhe Sherife Balaj, Drejtore e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Komuna e Shtimes

Dy Drejtore: Fatmire Ferati, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Ardiana Rama- Gashi, Drejtore e Shërbimeve Publike

Komuna e Junikut

Dy Drejtore: Rrezarta Goçi, Drejtore e Administratës së Përgjithshme dhe Kosovare Gacaferri, Drejtore për Buxhet dhe Financa.

Komuna e Graçanicës

Një Drejtore: Gordana Toskiq, Drejtore e Arsimit dhe Kulturës

Komuna e Deçanit

Një Drejtore: Hane Lekaj Berisha, Drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrës

Komuna e Gjilanit

Një Drejtore: Shqipe Kastrati Haziri, Drejtoreshë e Arsimit

Komuna e Istogut

Një Drejtore: Edona Bujupi Loxha, Drejtore e Administratës

Komuna e Kaçanikut

Një Drejtore: Diana Bajrami –Reka, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Komuna e Mitrovicës

Një Drejtore: Vlora Haxhimehmedi, Drejtore e Shëndetësisë

Komuna e Novobërdës

Një Drejtore: Shefkije Mehmeti, Drejtore e Shërbimeve Publike

Komuna e Rahovecit

Një Drejtore: Vjollca Vuqitërna, Drejtore për Arsim

Komuna e Pejës

Një Drejtore: Suzana Muriqi, Drejtore për Integrime dhe Diasporë

Komuna e Vitisë

Një Drejtore: Kaltrina Sylejmani, Drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport

Komuna e Malishevës

Një Drejtore: Blerta Krasniqi, Drejtore për Rini, Kulturë dhe Sport

Komuna e Skenderajt

Një Drejtore: Alberta Gjinofci, Drejtore e Administratës

Komuna e Shtërpcës

Asnjë grua në drejtori komunale

Komuna e Suharekës

Asnjë grua në drejtori komunale

Komuna e Mamushës

Asnjë grua në drejtori komunale

Komuna Ranillug

Asnjë grua në drejtori komunale

Komuna e Dragashit

Asnjë grua në drejtori komunale

Komuna e Lipjanit

Asnjë grua në drejtori komunale

Shënim: Disa nga komunat e Kosovës e kanë pasur sajtin e paqasshëm për t’i nxjerrë të dhënat e përfaqësimit gjinor në qeveritë komunale.